logo
ShFK Ibrahim TemoFshati Strimnicë
BallinaLajme
KalendariDokumenteTë punësuaritGaleriaKontakt

Lajme dhe njoftimet

Qëndroni të informuar me lajmet e fundit nga shkolla jonë

E Martë, 9 Qershor 2026
Mbjellja e perimeve
Nxënësit e shkollës sonë mbollën perime të ndryshme
🌱 Sot në kopshtin e shkollës sonë mbollëm shpresë, kujdes dhe dashuri për natyrën! 🌿 Nxënësit tanë, me shumë entuziazëm dhe përkushtim, mbollën perime të ndryshme në kopshtin e shkollës, si: speca, domate, qepë, lakra, krastavecë, kungulleshka dhe preshë. 🫑🍅🥒 Ky aktivitet i veçantë jo vetëm që i afroi fëmijët më shumë me natyrën, por u mësoi edhe rëndësinë e punës, kujdesit ndaj tokës dhe vlerën e ushqimit të shëndetshëm. Çdo farë e mbjellë sot është një hap drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të ndërgjegjshme. 🌍💚 Jemi krenarë për nxënësit tanë të mrekullueshëm, të cilët treguan se me duar të vogla mund të bëhen punë të mëdha! 🌼
E Martë, 9 Qershor 2026
Mbjellja e perimeve
Nxënësit e shkollës sonë mbollën perime të ndryshme
🌱 Sot në kopshtin e shkollës sonë mbollëm shpresë, kujdes dhe dashuri për natyrën! 🌿 Nxënësit tanë, me shumë entuziazëm dhe përkushtim, mbollën perime të ndryshme në kopshtin e shkollës, si: speca, domate, qepë, lakra, krastavecë, kungulleshka dhe preshë. 🫑🍅🥒 Ky aktivitet i veçantë jo vetëm që i afroi fëmijët më shumë me natyrën, por u mësoi edhe rëndësinë e punës, kujdesit ndaj tokës dhe vlerën e ushqimit të shëndetshëm. Çdo farë e mbjellë sot është një hap drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të ndërgjegjshme. 🌍💚 Jemi krenarë për nxënësit tanë të mrekullueshëm, të cilët treguan se me duar të vogla mund të bëhen punë të mëdha! 🌼
E Martë, 9 Qershor 2026
Festa e Abetares
Manifestim i organizuar nga nxënësit e klasëve të para
Nxënësit e klasëve të para organizuan një shfaqje të bukur para prindërve me përmbajtje të ndryshme: vjersha, këngë, vallëzim.
Piknik pranveror
E Hënë, 1 Qershor 2026
Piknik pranveror
Piknik i realizuar në parkun e fshatit
Sot, nxënësit e shkollës sonë kaluan një ditë të veçantë në piknikun e organizuar në parkun e fshatit, pranë lumit Vardar. Në një atmosferë plot hare, lojëra, shoqëri dhe momente të paharrueshme, fëmijët patën mundësinë të largohen për pak nga rutina e përditshme shkollore dhe të shijojnë bukuritë e natyrës. Mes të qeshurave, aktiviteteve të ndryshme dhe energjisë pozitive, kjo ditë u shndërrua në një kujtim të bukur për të gjithë ne. Pikniku nuk ishte vetëm një moment argëtimi, por edhe një mundësi për forcimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe afërsisë mes nxënësve dhe mësimdhënësve. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj dite të bukur dhe nxënësit tanë të mrekullueshëm që e mbushën parkun me gjallëri e buzëqeshje. Një falënderim i veçantë dhe përzemërt shkon edhe për fotografin tonë të respektuar, Jeton E., i cili me përkushtim realizoi këtë inqizim të bukur, duke na mundësuar që këto momente të veçanta të mbeten kujtime të paharrueshme për të gjithë. 📸✨ Një ditë e bukur kalon shpejt, por kujtimet e saj mbeten gjatë në zemrat tona! 💚
Ekspozitë fotografish
E Premte, 29 Maj 2026
Ekspozitë fotografish
Ekspozitë e organizuar nga nxënësit e klasëve VI-IX-të
🖼️🎨 Një ditë arti, kreativiteti dhe krenarie në shkollën tonë! Në ambientet e shkollës sonë u organizua me sukses ekspozita e punimeve artistike të nxënësve nga klasa e VI-IX, një aktivitet i veçantë që shpalosi talentin, kreativitetin dhe pasionin e tyre për artin. Në këtë ngjarje të bukur, përveç ekspozimit të punimeve artistike, u bë edhe promovimi i muralit të realizuar nga nxënësit e klasëve të IX-ta, nën përkujdesjen e arsimtares së artit figurativ Arbina Emini. Ky aktivitet ishte një dëshmi e qartë se arti në shkollë nuk është vetëm shprehje estetike, por një mënyrë për të zhvilluar imagjinatën, bashkëpunimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë tek nxënësit tanë. Murali i realizuar tashmë mbetet një simbol i kreativitetit dhe gjurmës së bukur që nxënësit lanë në shkollën e tyre. Falënderojmë të gjithë nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të pranishmit që u bënë pjesë e kësaj dite të veçantë, duke mbështetur talentin dhe punën e të rinjve tanë. 🌟
Festa e shkollës
E Premte, 29 Maj 2026
Festa e shkollës
Shënimi i ditës së patronatit të shkollës
Me shumë krenari dhe atmosferë festive u realizua patronati i shkollës sonë 🎉 Në kuadër të këtij organizimi u mbajt edhe “Kuizi i Diturisë”, i cili solli energji, garë të shëndetshme dhe shumë emocione te nxënësit tanë 📚✨
Lajmërim
E Premte, 29 Maj 2026
Lajmërim
Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2026/27
Hapet regjistrimi për nxënësit e klasës së parë për vitin shkollor 2026/2027 📚✨ Mirëpresim me shumë dashuri gjeneratën e re drejt hapave të parë në dijeni! 🎒
Shkolla Ibrahim Temo Logo

Shkolla "Ibrahim Temo"

Institucion arsimor i dedikuar për të ofruar arsim cilësor për fëmijët e komunitetit tonë.

Kontakti

Strimnicë, Tetovë
+389 70 447 264
info@ibrahimtemo.edu.mk

Linqe të dobishme

BallinaLajmeKalendariDokumenteGaleria

Më shumë

Të punësuaritKontakt
Facebook

© 2025 Shkolla Fillore Komunale "Ibrahim Temo". Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Realizuar me ❤️ nga Burim Hodai